Sport

PSG ka vendosur për të ardhmen e Neymarit, Mbappe është argumenti

14 Mars 2020, 19:06 Nga DOSJA
PSG ka vendosur për të ardhmen e Neymarit, Mbappe është

PSG ka vendosur për të ardhmen e yllit brazilian Neymar. Ekipi francez mund ta largojë në verë, madje i ka ulur dhe çmimin.

Kampionët e Francës janë gati ta shesin për rreth 150 milionë euro. Drejtori sportiv Leonardo i ka komunikuar Barcelonës çmimin e ri për Neymar-in. Braziliani mund të rikthehet në Camp Nou në rast se këta të fundit duan ta afrojnë në skuadër.

Fërkime kishte dhe në merkaton e verës, por lëvizja nuk ndodhi, ndërsa tani duket se diçka e tillë do të realizohet. Parisienët po e bëjnë një lëvizje të tillë për të mos humbur yllin Kylian Mbappe. Sulmuesi është i pashitshëm dhe drejtuesit duan ta bindin të rinovojnë. Ata janë gati ta bëjnë futbollistin më të paguar në planet.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport leonardo mbappe psg leonardo mbappe psg

Sondazh

Poll