Bota

Askush nuk e vuri re! Toka goditet nga një meteor, shpërthimi 10 herë më i fuqishëm se bomba e Hiroshimës

19 Mars 2019, 16:33 Nga DOSJA
Askush nuk e vuri re! Toka goditet nga një meteor, shpërthimi 10

Më 18 dhjetor 2018 planeti Tokë u përball me shpërthimin e tretë më të madh të meteorëve të shekullit të fundit. Sipas NASA-s, shpërthimi lëshoi një energji ekuivalente prej 173 kilotons TNT, 10 herë më të fuqishme se bomba nukleare e Hiroshimës.

Meteori shpërtheu pranë një avioni tregëtar mbi detin Bering midis Amerikës së Veriut dhe Azisë, por nuk janë raportuar dëme materiale.

Gjëja më e çuditshme është se edhe pse shpërthimi ishte 10 herë më të fuqishme se bomba nukleare e Hiroshimës askush nuk ka ndjerë asgjë.

NASA bëri hulumtime të pavarura lidhur me rastin dhe arriti të përcaktonte se meteori po udhëtonte me shpejtësi në rreth 115,200 km / orë dhe shpërtheu në një lartësi prej 25.6 km nga toka.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota meteor meteori godet token nasa meteor meteori godet token nasa

Sondazh

Poll