Aktualitet

Mjeku Gëzim Xhepa pyet Task-Forcën: Sa rrezikohen pacientët e shëndetshëm nga një staf i infektuar, e kam me rast real e j

14 Mars 2020, 11:15 Nga DOSJA
Mjeku Gëzim Xhepa pyet Task-Forcën: Sa rrezikohen pacientët e

TIRANE– Mjeku Gëzim Xhepa, i adreson disa pyetje “Task-Forcës” së ngritur nga qeveria për të përballuar përhapjen e COVID-19. Në një postim në rrjete sociale, mjeku pyet për të gjithë stafin që iu shërben të prekurve, dhe sa rrezik ka, që këta mjekë e infermierë të infektojnë pacientët e shëndetëshëm që vizitohen prej tyre. Xhepa shton se ky nuk është një supozim, por një rast real që e shtyn të ngrejë këtë shqetësim.

POSTIMI I PLOTË:

Një pyetje problematike për Task Force-n dhe kolegët infeksionistë: Mjekët që shërbejnë pranë të sëmurëve me risk të lartë për jetën, në rast se infektohen nga koronavirusi, nëse janë mbartës simptomatikë, sa i rrezikojnë të sëmurët që u shërbejnë?

A është e mjaftueshme maska për të mbrojtur të sëmurët e tyre nga infektimi?
Duhet të mbahen nën kontroll periodik këta mjekë me tampon dhe cilët janë intervalet më perfekte të kontrollit të tyre? Sqaroj që ky problem nuk është teorik apo i supozuar, por është pyetje që më lindi nga rast real!

E nderuara Task Force qeveritare, mos harroni se nuk jemi vetëm në shërbim të të sëmurëve, por dhe risk për infektimin e një kontigjenti tepër të rrezikuar nga koronavirusi!

Shpenzimet për kontrollin skrupoloz tonë nuk janë investime për jetën tonë, që është treguar se sa pak vlen në kohë të mirë në këtë tokë, por investim për frenimin e përhapjes së virusit në kontigjente problematikë të popullatës, duke prodhuar viktima!

 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gëzim xhepa koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi gëzim xhepa koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll