Sport

Igli Tare dhe legjenda Gerrard, në duel për ish-lojtarin e Partizanit

13 Mars 2020, 19:12 Nga DOSJA
Igli Tare dhe legjenda Gerrard, në duel për ish-lojtarin e Partizanit

Caleb Ekuban ka dy opsione në merkaton e verës, Lazio dhe Rangers.

Ish-sulmuesi i Partizanit është në shënjestër të Lazios dhe sipas “Corriere dello Sport” drejtori sportiv Igli Tare do të jetë në konkurrencë me trajnerin e ekipit skocez, Steven Gerrard.

26-vjeçari aktualisht luan te Trabzonspor. Forma e mirë e ganezit në Turqi ka lënë të gjithë të befasuar, teksa vlera e kartonit të tij është 8 mln euro. Tare është duke lëvizur personalisht në mënyrë që Gerrard të mos ketë shanse për sulmuesin.

Ekuban u ble nga Trabzonspor për 1 mln euro dhe tani kushton 8-fish më shumë. Super operacion për klubin turk dhe ndoshta zhgënjim për Partizanin, sepse nuk pati kurrë shans t’i merrte maksimumin.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ekuban gerrard lazio tare ekuban gerrard lazio tare

Sondazh

Poll