Art&Argëtim

Në Itali e izoluar dhe e vetmuar, Elhaida Dani rrëfen vështirësitë larg të dashurve: Ndonjëherë s’mundesh më…fa

14 Mars 2020, 10:32 Nga DOSJA
Në Itali e izoluar dhe e vetmuar, Elhaida Dani rrëfen

ITALI– Këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, në një lidhje direkte me Rudina Magjistarin në emisionin e pasdites në Klan Tv, ka rrëfyer dhe periudhën e vështirë në të cilën po kalon, ndërkohë që gjendet e izoluar në shtetin fqinj, larg familjarëve të saj.

Prej kohësh këngëtarja jeton në Itali, e ndërsa koronavirusi ka gjunjëzuar shtetin fqinj, Elhaida është izoluar në shtëpi, dhe ka treguar se vetmia dhe të qenit larg familjes nuk është e lehtë. Prej 5 ditësh e mbyllur, këngëtarja ka treguar se komunikon me prindërit falë internetit dhe ka raste që nuk mundet më, të përballojë këtë situatë.

Ne shyqyr që kemi internetin sepse lidhemi me familjen. Unë jetoj vetëm në Itali dhe kjo është gjëja që doja t’ju jepja një mesazh gjithë shqiptarëve, kur je në shtëpi me familjen, me fëmijët, apo miqtë që jeton është diçka tjetër, nëse jeton vetëm, unë jetoj vetëm në Itali, gjithë familjen time e kam në Shqipëri dhe është akoma më e vështirë, është e lodhshme, është e mërzitshme ndonjëherë dhe nuk mundesh më, e ke parasysh që duhet të shpikësh gjëra të reja çdo ditë, çdo minutë, por shyqyr që lidhemi me internetin me Skype me familjen dhe kjo gjë më ka ndihmuar jashtë mase,”- është shprehu këngëtarja Elhaida Dani.

 

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz elhaida dani kengetarja larg familjes koronavirusi ne itali elhaida dani kengetarja larg familjes koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Mars 2020, 09:37

TIRANË– Aurela Gaçe ka ndarë një foto nga udhëtimi i saj, drejt kthimit në Shqipëri, ku ka pohuar se do të izolohet për 14 ditë, duke mos takuar asn...