Art&Argëtim

Modelja e famshme Heidi Klum me ethe dhe kollë! E frikësuar i nënshtrohet testit të koronavirusit por pa fat…

14 Mars 2020, 10:11 Nga DOSJA
Modelja e famshme Heidi Klum me ethe dhe kollë! E frikësuar i

SHBA– Modelja Heidi Klum, 46 vjeç, mungoi në spektaklin “America’s Got Talent” këtë javë, me justifikimin se vuante nga një ftohje e zakonshme.

Por, në një postim në Instagram, modelja thotë se është përpjekur të testohet për koronavirusin tek dy mjekë të ndryshëm, por pa fat.

E shtrirë në shtrat, duke folur me 7 milion ndjekësit e saj, Klum tha se simptomat e saj përfshijnë të dridhura, ethe, kollë dhe një hundë me erë të keqe.

“Unë thjesht nuk ndihem mirë, kështu që unë kam qëndruar në shtëpi, për të mos infektuar njerëzit e tjerë. Qëndroni të sigurt, të gjithë. Qëndroni në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë”,- është shprehur modelja e famshme.

 

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz heidi klum koronavirusi ne bote modelja dyshon per koronavirus modelja e famshme heidi klum koronavirusi ne bote modelja dyshon per koronavirus modelja e famshme

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Mars 2020, 09:37

TIRANË– Aurela Gaçe ka ndarë një foto nga udhëtimi i saj, drejt kthimit në Shqipëri, ku ka pohuar se do të izolohet për 14 ditë, duke mos takuar asn...