Art&Argëtim

“Mijëra njerëz do argëtoheshin sot”, kryebashkiaku Gledian Llatja uron për Ditën e Verës: Sa bosh duket Elbasani pa ju

14 Mars 2020, 07:34 Nga DOSJA
“Mijëra njerëz do argëtoheshin sot”, kryebashkiaku

ELBASAN– Sot është Dita e Verës, një festë tradicionale që festohet në Shqipëri por më së shumti në Elbasan, ku gatuhen edhe ballokumet tradicionale. Megjithatë sot nuk do të festohet për shkak të koronavirusit. 

Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja është shprehur se ditën e sotme mijëra njerëz do të festonin në Elbasan dhe do të argëtoheshin me aktivitetet e parashikuara por shëndeti i të gjithë qytetarëve është më i rëndësishëm. 

“Këtë Ditë Vere, mijëra njerëz kishin menduar ta festonin në Elbasan për t’u argëtuar me aktivitet e parashikuara, për të shijuar gatimet tradicionale, për të vizituar pikat turistike të Elbasanit. Sa bosh duket shtëpia jonë pa të gjithë ju, miqtë tanë që nuk na mungoni asnjë vit. Por shëndeti i të gjithëve ne është shumë i rëndësishëm. Ju kemi premtuar një festë shumë më të madhe vitin e ardhshëm, por ndërkaq po ju sjellim disa copëza nga Elbasani ynë. Gëzuar Ditën e Verës me plot shëndet në familjet tuaja. Festojmë në shtëpi!“-shkruan Llatja. 

POSTIMI I PLOTË:

 

Në vend është ndaluar qarkullimi i mjeteve nga qyteti në qytet, në mënyrë që të mos përhapet koronavirusi, i cili deri më tani ka infektuar 33 persona dhe ka marrë jetën e një të moshuare. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës.

Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture dita e veres elbasan gledian llatja plani i masave per covid-19 dita e veres elbasan gledian llatja plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll