Art&Argëtim

Nuk festohet ‘Dita e Verës’, kryebashkiaku i Elbasanit: Sa bosh duket qyteti pa ju, mijëra njerëz do vinin!

14 Mars 2020, 07:24 Nga DOSJA
Nuk festohet ‘Dita e Verës’, kryebashkiaku i Elbasanit: Sa bosh

ELBASAN– Shqipëria nuk e feston sot “Ditën e verës”, këtë festë të lashtë parafetare, për shkak të shtetrretimit nga koronavirusi. Në një ditë normale, ditën e sotme qyteti i Elbasanit do të ishte epiqendra e festës tradicialale shqiptare.

Ky qytet identifikohet me këtë festë popullore, ku organizohen karnevale, panaire dhe veprimtari të ndryshme kulturore, si dhe gatimi i ballokumes, një ëmbëlsirë e veçantë në traditën kulinare shqiptare dhe vendosja e veroreve.

“Dita e Verës” ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të ilireve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej më 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”).

Megjithatë festa e “Ditës së Verës” do të festohet sot brenda katër mureve të shtëpisë pasi lëvizja jashtë është e ndaluar, ndërkohë që të gjitha baret dhe restorantet janë mbyllur për shkak të covid-19. 

(k.,/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture dita e veres koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 dita e veres koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll