Art&Argëtim

‘Mysafiri i shquar’/ Profesori më i mirë i okulistikës erdhi në Lyon vetë për të operuar Esat Pashën, lavdet që i t

14 Mars 2020, 08:40 Nga DOSJA

“La France Libre” ka botuar, të enjten e 22 gushtit 1918, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me operimin e syve të Esat Pashë Toptanit në qytetin Lyon të Francës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Një mysafir i shquar

“Një qendër shëndetësore pranë parkut Tête-d’Or, në Lyon, aktualisht është shtëpia e një mysafiri të shquar, shëtitjet e të cilit nëpër qytet kanë mbetur pa u vënë re. Bëhet fjalë për Esat Pashën, udhëheqësin shqiptar, dikur kokë turku e “M’bretit” të disa muajve Princ Vidit.

I prekur nga një sëmundje e rëndë e syve, Esat Pasha, iu drejtua mjeshtërit të oftalmologjisë (okulistikës) franceze për ta operuar. Dhe profesori Morax, i cili erdhi nga Parisi, e kreu vetë ndërhyrjen e nevojshme.

Le t’i urojmë një rikuperim të shpejtë këtij luftëtari të fortë, goditjet e të cilit austriakët dhe bullgarët, që nga fillimi i luftës, i ndien më shumë se një herë, në malet e Shqipërisë, ku ai komandonte trupat autonome.”

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur aurenc bebja esat pashë toptani aurenc bebja esat pashë toptani

Sondazh

Poll