Art&Argëtim

“Duhen vetëm 20 sekonda për të mbijetuar”, Gloria Gaynor lufton koronavirusin me këngën e saj ‘I Will Sur

14 Mars 2020, 07:12 Nga DOSJA
“Duhen vetëm 20 sekonda për të mbijetuar”, Gloria

SHBA– Këngëtarja e njiohur amerikane Gloria Gaynor  në mes të kësaj situate të  vështirë të krijuar si shkak i koronavirusit ka publikuar një video në rrjetet sociale ku ndërkohë që lan duart (rregulli kryesor kundër virusit),  ajo ka kënduar këngën e saj  “I Will survive”, unë do të mbijetoj.

Që prej vitit 1978, “Unë do të mbijetoj” ka qenë një ndër hitet më të dëgjuar pasi ishte një tekst që motivonte gratë se ata mund të mbijetojnë. Por në këtë periudhë  të vështirë si shkak i koronavirusit, Gloria Gaynor e ka sjellë në një kontekst tjetër për t’iu  thënë të gjithë njerëzve nëpër botë  se mund tja dalim, mund të mbijetojmë nga virus vdekjeprurës.

Ndërkohë  Gaynor e publikoi edhe në “TikTok”  këtë video për të frymëzuar të tjerët që të lanin duart siç duhet, me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda, që të luftohet sëmundja.

 

It only takes 20 seconds to “SURVIVE”! ??? #iWillSurviveChallenge #fyp #coronavirus #handwashing #washhands https://t.co/wRmBfCUJV4

— Gloria Gaynor (@gloriagaynor) March 10, 2020

“Duhen vetëm 20 sekonda për të mbijetuar!”– shkroi ajo krahas postimit të saj, që ka pasur më shumë se 14,000 shikime.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz gloria gaynor  koronavirusi ne shba gloria gaynor  koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll