Art&Argëtim

“Njërëz si ne nuk dorëzohen kurrë” Italianët po mallëngjejnë botën me këngën për koronavirusin

13 Mars 2020, 21:09 Nga DOSJA
“Njërëz si ne nuk dorëzohen kurrë”

ITALI-Edhe pse Italia, tashmë është në luftë me sëmundjen vdekjeprurëse të koronavirusit, disa banorë kanë vednosur që ta marrin me sportivitet,pasi ata kanë dalë poshtë pallateve të tyre duke kënduar.

Kënga e tyre të motivon, pasi në vargjet e tyre ka fjalë mjaftë inkurajuese dhe besim se një ditë do të fitojnë luftën korpnavirusit.

“Njerëz si ne nuk do të dorëzohen kurrë’’- janë fjalët në këngën e tyre.

Po ashtu, ata bëhen të gjithë bashkë dhe nisin të këndojnë këngën e Andrea Sannino-s (Përqafomë). Kënga fillimisht dëgjohet nga dritaret e një apartamenti, e më pas nisin në kor e gjithë lagjia.

Gjesti i tyre është mahnitës, pasi në një situatë të tillë, ata përpiqen që t’u japin forcë dhe shpresë të gjithëve. Ata kanë filluar ta pranojnë fatëkeqësinë që po përballen dhe po përpiqen që t’i bëjën ballë me mënyra të veçanta.

Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 125,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 118 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale coronavirusi ne itali coronavirusi ne itali

Sondazh

Poll