Art&Argëtim

E ndaloi policia, Olsi Bylyku shpjegon situatën me uniformat blu: Jam me rrogë njësoj si ti që punon në call-center, më vj

13 Mars 2020, 16:22 Nga DOSJA
E ndaloi policia, Olsi Bylyku shpjegon situatën me uniformat blu: Jam me

TIRANË– Aktori Olsi Bylylu ka pranuar ndalimin nga unifromat blu dhe u ka dhënë përgjigje të gjitha lajmeve që janë publikuar ditën e sotme në lidhje me këtë ngjarje. në një status në Instagram, Bylyku shkruan se ka kontaktuar me një mjek të Infektivit dhe është kontrolluar që në momentin e parë që është futur në Shqipëri. Aktori shprehet se është vetëkarantinuar në shtëpi, në mënyrë që të mos kishte kontakt dhe të mos rrezikonte njerëzit e tij, por që makina sot ishte ndaluar për t’u verifikuar nëse kishte lejen e posaçme për të lëvizur. Bylyku ka publikuar dhe foton e lejes së posaçme dhe shton se më mrië që u vendos që të qëndrojë në shtëpi, në mënyrë që të mos rrezikojë njerëzit me të cilët punon.

“E kapi policia tu bo xhiro ne Tirane” , “ E kapi policia , pa leje qarkullimi” , “Olsi Bylyku shoqerohet per ne burg” “Na jep mend ne instagram dhe vet del xhiro” ?? Hej ZOT na fal , mjafto 1 foto & 1 shkrim edhe te gjykojn te gjithe! O njerez jam me rroge njelloj si ty qe punon ne call center , njesoj si ty qe punon ne fabrike , njesoj si ty qe punon ne supermarket apo cdo njeri tjeter qe me shkruan “si tja bejm ne te tjeret te rrim ne shtepi kur jemi ne pune”.Qe nga dita qe jam kthyer ne Tirane , jam vetkarantinuar pa pasur kontakt me familjen dhe njerzit e mi te dashur gjithashtu kontrrolle te vazhdueshme me nje nga mjeket e infektivit per te qene i sigurt pasi iu tregova qe me duhet te paraqitem domosdoshmerisht ne pune dhe nuk dua te rrezikoj njerzit qe une punoj…kontrrolli sot i Policise ishte 1 kontrroll per te verifikuar nese makina ime kishte leje per te qarkulluar dhe leja ishte ok , me targe te derguar ne polici nga institucioni ku une punoj. Pjesa qe un po thyeja rregullin e izolimit pasi sipas rregullave kur kthehesh nga shteti italian un duhet te isha per 14 dit i izoluar , edhe pse cdo rezultatet eshte negativ isha akoma i rrezikuar dhe nuk duhet te shkoja ne pune. Keshtu qe e falenderoj Policine e Shtetit pasi kjo ishte menyra me e mire qe keto dite mos jem i detyruar te shkoj ne pune derisa cdo gje te normalizohet, dhe jam i lehtesuar qe te pakten u degjua zeri shtetit per kete problem! Perqafime ?”– shkruan Olsi krah fotos së lejes.

Gazeta Tema publikoi lajmin se policia ka ndaluar aktorin e TV Klan Olsi Bylyku, në një nga postoblloqet e kryeqytetit teksa ky i fundit, sipas tyre kishte vendosur të sfidonte urdhrin e Policisë së Shtetit.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz masat për koronavirusin ne shqiperi olsi bylyku masat për koronavirusin ne shqiperi olsi bylyku

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Mars 2020, 12:32

TIRANË– Qytetarët janë mbledhur në shtëpi prej koronavirusit, dhe të vetmen mundësi argëtimi kanë internetin, i cili nuk zhgënjen.Faqe të ndryshme memesh k...