COVID-19 në Shqipëri, 38 të infektuar, 2 pacientë në terapi intesive, 18 mjekë e infermierë të spitalit të Fierit në k
TIRANË– Për vetëm 6 ditë, numri i të prekurve me koronavirus në vend ka arritur në 38, ndërsa një 73-vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se mes të prekurve është edhe një mjek, ndërkohë që sot është zbuluar se 2 persona janë në gjendje më të rëndë, duke iu nënshtruar terapisë intesive. Ata janë një 66-vjeçar në Fier dhe një grua tjetër nga ky qytet, 61 vjeçe.
Ndërsa kryeministri Edi Rama tha sot se gjendja e një të infektuari 65-vjeçar është e rëndë dhe se ai po mbahet në reaminacion me frymëmarrje të drejtuar.
Fillimisht infektimi nisi nga Tirana, ndërsa tani harta e të prekurve është zgjeruar edhe në qytet të tjera të vendit, megjithatë rekordin për të infektuar e mban kryeqyteti. Deri më tani 22 të prekur janë në Tiranë, 5 raste në Durrës (përfshirë edhe gruan që ndërroi jetë), 2 rast në Lushnje, 2 në Elbasan, 5 në Fier dhe 2 në Rrogozhinë. Sakaq, Shqipëria është në izolim total.
Ndërkohë në vend, Policia vijon kontrollet për të gjithë personat që sapo janë kthyer nga Italia. Ata që nuk janë në vetë-karantinim do të dërgohen forvërisht në banesa dhe mund të gjobiten. Efektivët e Policisë kanë përpiluar një listë të plotë me të dhënat e tyre dhe pritet t’i kontrollojë edhe në banesa. Të gjithë qytetarët që kanë ardhur nga Italia duhet të izolohen në banesë për 14 ditë, në mënyrë që edhe në rast të infektimit të tyre, të mos e transmetojnë virusin tek ata që i rrethojnë.
(k.m.;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Policia vë dy numra të rinj në dispozicion të qytetarëve: Telefononi kur keni probleme jo për të bllokuar linjën për in
TIRANË– Policia Rrugore ka vënë në dispozicion dy numra, me anë të të cilëve autoritetet mund të kontaktohen nga të gjithë qytetarët që do të kenë nevojë p...
Dibra drejt krizës për shkak të koronavirusit, pacientja e parë mund të intubohet
MAQEDONIA E VERIUT– Pacientja zero në komunën e Dibrës në Maqedoninë e Veriut mund të intubohet, duke e çuar kështu zonën drejt krizës. Ministri i ...
Me më pak se 4 vetë/ Flet Drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, se si janë kryer ceromonitë këtë javë
TIRANË -Virusi i frikshëm, që prej se është deklaruar zyrtarisht në Shqipëri ka ndryshuar rrjedhën normale të jetë. Frika e marrjes së koronavirusit ka bër...
“Bashkë mposhtim çdo të keqe”, Meta publikon mesazhin e Katedrales së Rrëshenit
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, teksa në Shqipëri Covid-19 ka prekur 33 persona. Në një status në rrjetet sociale ...
Mali i Zi bllokon kufijtë me Shqipërinë, policia: Kthehuni nëse jeni nisur, nuk kaloni dot
TIRANË– Policia Kufitare ka njoftuar të gjithë qytetarët se pala malazeze ka bllokuar të gjitha hyrje-daljet me Shqipërinë pas futjes së Covid-19 në vendin...
Thuajse e paprekur mes disa vatrave të virusit, sekretet e Turqisë për përmbajtjen e Covid-19: Izolim urgjent dhe teste bren
TIRANË– Turqia, e gjendur mes Europës dhe Kinës, ku u shfaq për herë të parë koronavirusi, është më pak e prekur nga Covid-19. Deri më tani, Ankaraja zyrta...
“Shëndeti i pari!”/ Ministria e Financave tregon se cilat shërbime ofrohen online, kontaktet që ju duhen
TIRANË– Ministria e Financave ka bërë publike të gjitha numrat e telefonit dhe adresat elektronike, të cilat do të jenë në dispozicion të të gjithë q...
Koronavirus dhe plehra, si po tejmbushen koshat në Durrës, qëndrimi në shtëpi rrit konsumin tek qytetarët
DURRËS– Koshat e mbeturinave në qytetin e Durrësit janë tejmbushur. Në foton e mëposhtme shihet se si mbeturinat janë pothuajse gati të derdhen, gjë ...