Sport

Koronavirus i vendos “drynin” futbollit anglez, presidenti i ligës del me njoftim zyrtar

13 Mars 2020, 12:45 Nga DOSJA
Koronavirus i vendos “drynin” futbollit anglez, presidenti i

ANGLI- Ditën e sotme, pas prekjes më Covid-19 të pjesëtarëve të disa skuadrave është zyrtarizuar pezullimi i Premier Ligës deri në datën 4 prill. Edhe pse ka një afat për fillimin e saj është akoma e paqartë nëse do të rinisë në fillim të muajit të ardhshëm, pasi drejtori i Premier League-s, Richard Masters është shprehur se do të shqyrtohet situata hap pas hapi dhe në përfundimin e këtij afati do të merret një tjetër vendim mbi mbarëvajtjen e kampionatit.

Masters gjithashtu i ka uruar shërim të shpejtë trajnerit të Arsenalit, Arteta dhe yllit të Çelsit, Kallum Hadson-Odoi, të cilët janë prekur me koronavirus dhe kanë detyruar skuadrat e tyre dhe jo vetëm, të karantinohen për të izoluar virusin në rast se janë prekur të tjerë.

Ata ishin arsyeja kryesore e pezullimit të Premier Ligës, pasi deri ditën e djeshme vendimi ishte që të luhej edhe me praninë e tifozëve.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport koronavirusi ne futboll premier liga koronavirusi ne futboll premier liga

Sondazh

Poll