Sport

Koronavirusi në Itali/ Mbyllet hoteli në Lombardi, dëbohen tre lojtarët e Interit, mbyllen me forcë në izolim

13 Mars 2020, 12:50 Nga DOSJA
Koronavirusi në Itali/ Mbyllet hoteli në Lombardi, dëbohen tre

ITALI– Në shtëpinë e Interit nuk është një moment i mirë, jo vetëm për humbjen që zikaltërit pësuan në Torino ndaj Juventusit, por edhe për faktin se mbrojtësi i bardhezinjëve Daniele Rugani rezultoi pozitiv me koronavirus dhe kjo detyroi futbollistët dhe të gjithë stafin e klubit zikaltër të qëndrojë në karantinë.

Asgjë për t’u dramatizuar nëse situata nuk do të ishte kaq e komplikuar për 3 futbollistë të Interit, pikërisht tre afrimet e muajit janar, Christian Eriksen, Victor Moses dhe Ashley Young.

Të tre lojtarët që nga mbrritja e tyre në Lombardi ishin akomoduar në Hotel Melia në Milano, por hoteli në fjalë është detyruar të mbyllet për shkak të emergjencës nga koronavirusi dhe në këtë mënyrë Eriksen, Moses dhe Young janë dëbuar, duke u detyruar të mbyllen me forcë në izolim.

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter itali koronavirusi ne itali inter itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll