Sport

Në Gjermani do të luhet futboll, ‘shpërthen’ futbollisti i Bayern Munich: Ndaloni këtë çmenduri! Tregoni reali

13 Mars 2020, 15:10 Nga DOSJA
Në Gjermani do të luhet futboll, ‘shpërthen’

GJERMANI-  Futbolli në Gjermani do të vazhdojë rregullisht, por që ndeshjet në Bundesliga do të luhen pa tifozë. Ky vendim i Federatës duket se ka acaruar futbollistët, që janë të frikësuar nga koronavirus.

Mesfushori i Bayern Munich, Thiago Alcantara ka shpërthyer në rrjetin e tij social Tëitter. Futbollisti ka shkruar se kjo që po ndodh është një çmenduri, teksa ka gjëra më të rëndësishme në jetë se sa sporti.

“Kjo është një çmenduri!. Ju lutem ndaluni së mashtruari,tregoni realitetin. Le të jemi të sinqertë, ka prioritete që janë shumë më të rëndësishme se sa sporti”, ka shkruar Thiago Alcantara.

 

This is crazy. Please stop fooling around and land on reality. Let’s be honest, there are much more important priorities than any sport.

— Thiago Alcantara (@Thiago6) March 13, 2020

Federata gjermane ka njoftuar se këtë fundjavë ndeshjet do të luhen pa praninë e tifozëve, ndërsa nga 17 marsi kampionati pezullohet për një datë të papërcaktuar.

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport koronavirusi ne gjermani thiago alcantara koronavirusi ne gjermani thiago alcantara

Sondazh

Poll