Bota

Trump shpall gjendjen e emergjencës në SHBA, për shkak të koronavirusit

13 Mars 2020, 19:48 Nga DOSJA
Trump shpall gjendjen e emergjencës në SHBA, për shkak të

SHBA-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shpallur gjendjen e emergjencës për shkak të koronavirusit.

Sipas mediave të huaja, në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti ka kërkuar nga spitalet që të marrin masa në lidhje me këtë pandemi.

“Unë po deklaroj zyrtarisht një emergjencë kombëtare. Dy fjalë shumë të mëdha”- tha ai.

Ndërkohë numri i rasteve të konfirmuara të Covid-19 në Shtetet e Bashkuara vazhdon të rritet, sipas Universitetit Johns Hopkins.

 

Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 125,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 118 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirusi ne shba donald trump coronavirusi ne shba donald trump

Sondazh

Poll

Bota 13 Mars 2020, 18:43

Virusi Corona: Jetë pa kontakte sociale?

Gati katër javë avantazh ka Gjermania kundrejt Italisë në luftën kundër virusit Corona, thonë virologët. Por ky avantazh kohor po rrezikohet. Jeta publike duhet...

Bota 13 Mars 2020, 16:15

KINË– Autoritetet spitalore në Hong Kong, kanë kryer një studim mbi personat, të cilët janë shëruar nga koronavirusi, por rezultatet nuk kanë dalë ashtu si...