Bota

13 Mars 2020, 16:15 Nga DOSJA

KINË– Autoritetet spitalore në Hong Kong, kanë kryer një studim mbi personat, të cilët janë shëruar nga koronavirusi, por rezultatet nuk kanë dalë ashtu siç ishin parashikuar.

Sipas mediave të huaja mjekët kanë vënë re se funksionimi i mushkërive ka një rënie të funksionimit të 20% deri në 30% .

Një ekspert i sëmundjeve infektive në Hong Kong, Dr, Oëen Tsang Tak-yin, tha se: Atyre do të merret fryma nëse ecin pak më shpejt sesa normalisht.”

Por, megjithatë mjekët janë shprehur se është ende herët për të kuptuar nëse këto efekte të sëmundjes janë afatgjata, apo mund të rikuperohen me kalimin e kohës tek pacientët.

Autoriteti Spitalor në Hong Kong i bëri gjetjet pasi studioi valën e parë të pacientëve që ishin larguar nga spitali dhe ishin shëruar plotësisht nga COVID-19.

Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 125,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 118 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirusi mjeket ne kine coronavirusi mjeket ne kine

Sondazh

Poll