Bota

“Qëndroni larg nga njerëzit e sëmurë, epidemitë ndodhin me lejen e Zotit”, ISIS udhëzon militantët e saj

13 Mars 2020, 18:27 Nga DOSJA
“Qëndroni larg nga njerëzit e sëmurë, epidemitë

IRAK– Organizata terroriste ISIS, ka dhënë udhëzime për militantët e saj, se si të marrin masa parandaluese kundër koronavirusit të ri. Sipas mediave të huaja, ISIS, ka paraqitur një listë me “direktivat fetare” për trajtimin e sëmundjeve infektive .

Në listë përfshihen udhëzimet e mëposhtme:

“Qëndroni larg nga njerëzit e sëmurë; lani duart para se të hani; shmangni udhëtimet në zonat e prekura. Këto udhëzime janë të ngjashme me këshillat që janë ndërmarrë gjerësisht nga qeveritë botërore. Gjithashtu dekreti përfshin besimin dhe strehimin tek Zoti, si edhe shprehet qartë që epidemitë nuk shfaqen vetvetiu por me urdhrin dhe lejen e tij.”

Ndonëse ISIS, ka humbur pothuajse të gjithë bastionet e saj në Lindjen e Mesme, mendohet se luan ende rol vendimtar në territoret në Irak dhe Siri, shkruajnë mediat e huaja.

Në Irak, deri më tani janë raportuar 70 raste të personave të prekur nga koronavirusi, ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar në tetë.

Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 125,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 118 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota isis isis

Sondazh

Poll

Bota 13 Mars 2020, 16:15

KINË– Autoritetet spitalore në Hong Kong, kanë kryer një studim mbi personat, të cilët janë shëruar nga koronavirusi, por rezultatet nuk kanë dalë ashtu si...