Bota

Koronavirus mbërrin në Kosovë, dy persona të infektuar, Kurti: Ruani distancën me njerëzit

13 Mars 2020, 16:39 Nga DOSJA
Koronavirus mbërrin në Kosovë, dy persona të infektuar,

KOSOVË– Dy persona kanë rezultuar pozitiv pas analizës për Covid-19, duke shënuar kështu futjen e koronavirusit në shtetin e Koosovës.  Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, i cili u shpreh se dy të infektuarit e parë janë: një vajzë 20 vjeç, shtetase e Italisë dhe një burrë i moshës 77  vjeç, nga Komuna e Vitisë, Kosovë. Aktualisht, pacientët e konfirmuar pozitiv gjenden të shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe se gjendja e tyre shëndetësore rezulton stabile.

IKSHPK me institucionet e tjera kanë filluar menjëherë me gjurmimin e të gjitha kontakteve të dy pacientëve dhe janë marrë të gjitha masat e izolimit dhe vetkarantimit të personave më të cilët kanë qenë në kontakt të konfirmuarit pozitiv në Covid-19. Është mbledhur edhe Komiteti për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës me Koronavirus Covid-19 për të diskutuar dhe rekomanduar masat përkatëse konform situatës së re të parapara edhe me Planin e Veprimit”,- tha ndër të tjera Ministri Vitia.

Kryemnistri Albin Kurti u bëri apel qytetarëve që mos përhapin panik, por që të tregojnë kujdes në afrimitetin e krijuar me njerëzit. Kurti tha se çdo qytetar duhet t’u përmbahet udhëzimeve për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit Covid-19.

“I ftoj qytetarët për qetësi, që të mos bëjnë panikë dhe të mos paraqiten në Klinikën Infektive nëse nuk kanë shenja të sëmundjes. Ministria e Shëndetësisë e ka vënë në dispozicion linjën telefonike për informim e këshillim në të cilën mund të thërrasin të gjithë ata tek të cilët mund të shfaqen simptoma të dyshimta për sëmundje akute të frymëmarrjes (ethe, kollë, vështirësi në frymëmarrje) DHE historik të udhëtimit në vend / zonë ose territor që raporton sëmundjen me COVID-19 gjatë 14 ditëve para fillimit të simptomave; ose që kanë qenë në kontakt me një rast të konfirmuar ose të mundshëm të COVID-19 në 14 ditët e fundit para fillimit të simptomave. Ftohen të gjithë qytetarët që pa panikë, por me kujdes të shtuar t’iu përmbahen udhëzimeve dhe masave parandaluese të rekomanduara nga institucionet shëndetësore, si dhe të gjitha masave të shpallura nga Qeveria e Kosovës. Me kujdes të shtuar, të gjithë bashkë, do t’ia dalim edhe në këtë betejë!”– shtoi Kurti. 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti arben vitia koronavirusi ne kosove albin kurti arben vitia koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 13 Mars 2020, 16:15

KINË– Autoritetet spitalore në Hong Kong, kanë kryer një studim mbi personat, të cilët janë shëruar nga koronavirusi, por rezultatet nuk kanë dalë ashtu si...