Bota

Koronavirusi izolon Spanjën/ Shpallet gjendja e jashtëzakonshme për 15 ditë

13 Mars 2020, 17:50 Nga DOSJA
Koronavirusi izolon Spanjën/ Shpallet gjendja e jashtëzakonshme

SPANJË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ditën e sotme, për 15 ditë, për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së koronavirusit.

Sipas mediave të huaja, ai është shprehur se do të kufizojë duke lëvizjen e qytetarëve, racionimin e mallrave dhe imponimin e masave të tjera. Ai është shprehur se Spanja mund të arrijë në 10,000 raste të infektuarish në javët e ardhshme.

“Do të jetë shumë e rëndë dhe e vështirë, por ne do ta kapërcejmë virusin, është e sigurt”,- ka thënë ai.

Në Spanjë janë mbyllur, të gjitha muzetë, shkollat dhe instutucionet e tjera. Po ashtu Spanja ka urdhëruar bllokimin e rreth 70,000 njerëzve në katër qytete të Katalonjës.

Deri më tani janë raportuar rreth 4,200 të infektuara të konfirmuara, numri më i lartë për një vend në Europë, pas Italisë. Ndërsa numri i i të vdekurve ka arritur ditën e sotme në 120.

Një javë më parë, dy nga ministrat e qeverisë Sanchez u testuan pozitiv për virusin. E vetmja herë tjetër që Spanja shpalli një gjendje të jashtëzakonshme ishte në vitin 2010, kur qeveria urdhëroi Ushtrinë të ndalë një grevë të egër nga kontrollorët e trafikut ajror, e cila ndali trafikun ajror.

Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 125,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 118 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirusi ne spanje pedro sánchez coronavirusi ne spanje pedro sánchez

Sondazh

Poll

Bota 13 Mars 2020, 16:15

KINË– Autoritetet spitalore në Hong Kong, kanë kryer një studim mbi personat, të cilët janë shëruar nga koronavirusi, por rezultatet nuk kanë dalë ashtu si...