Bota

Koronavirusi/ Giuseppe Remuzzi: Ky virus është i ndryshëm, ai vret

13 Mars 2020, 18:13 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Giuseppe Remuzzi: Ky virus është i ndryshëm, ai

ITALI- Drejtori i Institutit të Kërkimeve Farmakologjike “Mario Negri”, doktor Giuseppe Remuzzi, ka reaguar për sëmundjen vdekjeprurëse të koronavirusit, që tashmë ka gjunjëzuar botën e sidomos Italinë.

Doktor Remuzzi është nga Bergamo, një nga zonat më të prekura të koronavirusit në Itali, ai së fundmi ka humbur shumë të afërm dhe miq. Ndërkohë ai po teston Italinë dhe pjesën më të madhe të botës për kornavirusin.

 “Ashtë një dhimbje e madhe të shohësh miqtë tuaj të bien.Në mesin e shumë koronaviruseve me të cilët përballemi, kjo ka ndryshuar shpejt. Ne luftojmë të gjejmë një përgjigje imune, ne luftojmë për të kuruar”,– ka thënë Remuzzi.

Sipas mediave vendase, ai ka shtuar se ky virus, është tepër i forte dhe i ndryshëm

“Ky virus është i ndryshëm, ai vret”- ka thënë ai

Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 125,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 118 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota guiseppe remuzzi guiseppe remuzzi

Sondazh

Poll

Bota 13 Mars 2020, 16:15

KINË– Autoritetet spitalore në Hong Kong, kanë kryer një studim mbi personat, të cilët janë shëruar nga koronavirusi, por rezultatet nuk kanë dalë ashtu si...