Bota

Koronavirusi boshatis Parlamentin grek, Presidentja Sakellaropoulou bën betimin në një sallë bosh

13 Mars 2020, 17:06 Nga DOSJA
Koronavirusi boshatis Parlamentin grek, Presidentja Sakellaropoulou bën

GREQI– Presidentja e Republikës Greke, Katerini Sakellaropoulou, ka bërë sot betimin përpara një parlamenti bosh.

Sipas mediave vendase, ajo do të marrë detyrat që i takojnë, në një ceremoni, ku do të ketë shumë pak të ftuar për shkak të përhapjes së koronavirusit.

E zgjedhur më 22 janar 2020 me shumicë votash nga Parlamenti, Presidentja Katerina Sakellaropoulou, është gruaja e parë që merr këtë post, kryesisht për një mandat pesëvjeçar.

Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 125,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 118 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ekaterini sakellaropoulou ekaterini sakellaropoulou

Sondazh

Poll

Bota 13 Mars 2020, 16:15

KINË– Autoritetet spitalore në Hong Kong, kanë kryer një studim mbi personat, të cilët janë shëruar nga koronavirusi, por rezultatet nuk kanë dalë ashtu si...