Bota

Të gjitha shenjat të çojnë tek Trump! Brenda ditës, presidenti i SHBA-ve takoi e drekoi me dy persona pozitiv, njëri ishte

13 Mars 2020, 15:56 Nga DOSJA
Të gjitha shenjat të çojnë tek Trump! Brenda ditës,

BRAZIL-Presidenti brazilian , Jair Bolsonaro, është i infektuar nga sëmundja e koronavirusit. Sipas mediave vendase, testi i tij ka rezultuar pozitiv. Mediat, shtojnë se javën e kaluar të datës 8 mars Bolsonaro, ka darkuar me presidentin amerikan Donald Trump në rezidencën e presidentit në Mar-a-Lago, në Florida.

Ndërsa edhe ditën e djeshme, shefi i tij i Komunikimit, Fábio Wajngarten rezultoi gjithashtu i infektuar.

Bolsonaro, gjatë gjithë kohë është përpjekur që në media ta shpërfillë krizën e koronavirusit. Të mërkurën ai tha se “gripi stinor vret më shumë se ky” dhe e quajti shqetësimin për koronavirusin “të tepërt”.

Ndërkohë presidenti i Amerikës, Trump është përpjekur të jetë sa më i qetë në lidhje me koronavirusin. Ai është shprehur se ndihet mirë dhe se ende nuk e ka bërë testin e koronavirusit edhe pse ka takuar personalisht dhe ka ndenjur shumë pranë me të paktën 2 të infektuar. Të gjitha shenjat tregojnë që edhe shefi i shtëpisë së Bardhë mund të jetë pozitiv ndaj koronavirusit por megjithatë ai nuk pranon që të testohet. 

Gjithashtu, ditën e sotme është konfirmuar se ministri i Brendshëm i Australisë është infektuar me COVID-19, dhe vetëm një javë më parë ishte në një takim me vajzën e Presidentit Trump, Ivankan.

Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 125,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 118 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald tramp jair balsanaro donald tramp jair balsanaro

Sondazh

Poll