Bota

Italianët të ‘etur’ për informacion/ Gazetarët në krye të detyrës në kohë koronavirusi, ata të terrenit janë izol

13 Mars 2020, 15:18 Nga DOSJA
Italianët të ‘etur’ për informacion/ Gazetarët

ITALI- Italia tashmë është e mbërthyer nga koronavirusi, mirëpo pavarsisht kësaj, gazetarët zbatojnë misionin e tyre për të informuar audiencën, e cila më shumë se kurrë ka nevojë që të jetë e informuar, pasi tashmë të gjithë janë izoluar.

Sipas mediave vendase, disa gazetarë në Itali, kanë rezultuar pozitivë për virusin. Ndërkohë “La Stampa” mbylli zyrat e saj duke qenë se një pjestar i stafit rezultoi pozitiv.

Po ashtu sipas mediave vendase gazetarët e gazetave po punojnë nga shtëpia duke përfshirë edhe ata të përditshmes, Corriere della Sera dhe La Repubblica.

Por, pavarsisht se virusi është i përhapur kudo gazetarët e televizionit shtetëror RAI, vazhdojnë të raportojnë nga terreni, po ashtu edhe pjesëtarë të stafit të SKY tg 24 dhe Mediasetit.

“Ne po vazhdojmë të punojmë, me turne dhe pauza”,-thotë Angelo Amelio, gazetar i
Rai news 24.

“Në zyrë ne vazhdojmë të punojmë edhe pse turnet janë pak më të vështira. Ne po marrim masa, mbajmë maska mbrojtëse dhe doreza dhe ruajmë distancën mes njëri tjetrit. Kemi një dhomë mbledhjesh që ka hapësirë për maksimumi gjashtë persona dhe tani hyjnë atje vetëm tre.”- ka shtuar ai.

Ndërkohë gazetarët që kanë qenë në vijën e frontit janë vendosur në vetëizolim.

Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 125,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 118 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirusi ne itali coronavirusi ne itali

Sondazh

Poll