Bota

Arrestohen 13 gjyqtarë në Sllovaki, dyshohen që janë të përfshirë në vrasjen e gazetarit Jan Kuciak

13 Mars 2020, 14:44 Nga DOSJA
Arrestohen 13 gjyqtarë në Sllovaki, dyshohen që janë të

SLLOVAKI– Janë arrestuar 13 gjyqtar nga autoritetet në Sllovaki nën akuzën për një lidhje të dyshuar  me mikun oligark të ish-kryeministrit Robert Fico, Márian Kocner,  i akuzuar si bashkëpunëtorë për vrasjen e gazetarit Ján Kuciak.

Autoritetet nuk kanë zbuluar identitetin e tyre, por ata besohet se janë pjesë e një rrjeti gjyqtarësh, politikanësh dhe prokurorësh të akuzuar nga ish-biznesmeni Marian Kočner.

13 të arrestuarit do të gjykohen nga Gjykata Kushtetuese sllovake. Kočner, 56 vjeç dhe tre të pandehur të tjerë po përballen me gjyqin për vrasjen e 27-vjeçarit Kuciak dhe Kušnírová.

Të 13-tët zyrtarët e lartë u arrestuan të mërkurën pas hetimeve policore për kontaktet e bëra midis disa gjyqtarëve dhe Kočner. Rrjeti i tij i gjerë i kontakteve gjoja ndihmoi të akuzuarin në marrëdhëniet e biznesit të tij. Mbi Kočner gjithashtu rëndojnë akuzuat për ryshfet gjyqtarësh të cilët akuzohen për korrupsion dhe pengim të drejtësisë.

Në shkurt, vetë Kočner u dënua me 19 vjet burg për një çështje të veçantë që lidhje me falsifikimin dhe krimet e letrave me vlerë.

Deri më tani, autoritetet Sllovake kanë identifikuar katër të dyshuar në rastin e vrasjes së Kuciak dhe të partneres së tij Martina Kusnirová, në viitn  2018. Ndërmjetësi Zoltan Andrusko identifikoi Kočner në gjykatë si personin që urdhëroi vrasjen e gazetarit. Miroslav Marcek pranoi se ishte fajtori.

Burimi: theshift

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arrestohen 13 gjyqtarë jan kuciak marian kočner sllovaki arrestohen 13 gjyqtarë jan kuciak marian kočner sllovaki

Sondazh

Poll