Aktualitet

Përhapje e frikshme! OBSH jep lajmin: Europa është ‘zemra’ e koronavirusit, ia kaloi edhe Kinës

13 Mars 2020, 16:38 Nga DOSJA
Përhapje e frikshme! OBSH jep lajmin: Europa është

EUROPË– Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se tanimë kontinenti i Europës është kthyer në qendrën e pandemisë së koronavirusit.

Sipas OBSH-së, Europa në këto momente është njësoj si Kina në fillimet e shpërthimit të covid-19.

“Europa tani është bërë epiqendra e pandemisë COVID-19, me më shumë raste të raportuara dhe vdekje sesa pjesa tjetër e botës e kombinuar e gjitha bashkë. Gjithmonë përveç Kinës. Në një ditë më shumë raste raportohen në Europë, sesa në Kinë kur pandemia kapi kulmin e përhapjes së saj,”-tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 125,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 118 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne europe obsh koronavirusi ne europe obsh

Sondazh

Poll