Bota

Me lot në sy infermierja tregon tmerrin në spitalet italiane: Njerëzit nuk e kuptojnë rrezikun, furnizimeve tona po u vjen f

13 Mars 2020, 14:28 Nga DOSJA
Me lot në sy infermierja tregon tmerrin në spitalet italiane:

ITALI– Përgjatë kohës së vështirë që po kalon Italia gjatë këtyre javëve si shkak i koronavirusit, infermierë dhe mjekë të ndryshëm në Itali kanë treguar eksperiencat e tyre për këtë vështirësi.

Së fundmi një infermiere në një nga spitalet e Milanos, Daniela Confalonieri ka rrëfyer se çfarë ndodh në spitalet  e mbingarkuara me pacientë në Itali.

Me lot në sy ajo u ka bërë  bërë një thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të fortë e të bashkuar për të “sfiduar” koronavirusin. Daniela Confalonieri ka thënë se situata është dramatike, por për fatin e mirë në departamentin e saj situata ishte më e qetë.

“Për fat të mirë në departamentin ku jam unë është më qetë. Por lajmet që vijnë nga kolegët më thonë se situata është shumë e rënduar. Pjesa më e vështirë është që njerëzit të kuptojnë rekomandimet e dhëna nga qeveria, sidomos të moshuarit. Ata nuk i kuptojnë ato. Nuk e shohin rrezikun dhe e nënvlerësojnë atë. Shumica e njerëzve veprojnë kështu. Në vazhdimësi u shpjegojmë, u japim maska nga spitali. Por furnizimeve tona po u vjen fundi, lëngjet dhe spërkatësit e dezinfektimit dhe maska.”– ka thënë infermierja italiane në një video të publikuar nga Zëri i Amerikës.

Ndër të tjera ajo ka shtuar se njerëzit nuk arrijnë të gjejnë ilaçe as në farmaci.

Një infermiere në Itali shpjegon situatën e krijuar nga koronavirusi

Një infermiere në Milano shpjegon situatën brenda spitaleve në Itali. E përlotur ajo u bëri thirrje njerëzve që të bashkuar të luftojnë virusin.

Gepostet von VOA – Zëri i Amerikës am Donnerstag, 12. März 2020

“Shumë prej tyre kërkojnë falje kur vijnë, sepse nuk kanë gjetur maska. Është situatë e rënduar. Sa i përket stafit, doktorët po bëjnë gjithçka që është e mundur, duke u munduar të mësojnë njerëzit si të veprojnë, si të përdorin dorezat, maskat dhe gjithmonë duke i këshilluar që vetëm kur u duhet patjetër të dalin në ambiente të jashtme. Sot ka më pak njerëz në rrugë, por deri dje një park i madh në Milano ishte i mbushur me fëmijë. Kjo nuk është një gjë e mirë. Pra njerëzit nuk po e kuptojnë rrezikun.”- është shprehur infermierja.

Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 125,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 118 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota daniela confalonieri infermierja italiane koronavirusi ne itali daniela confalonieri infermierja italiane koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll