Aktualitet

PAMJE ME DRON/ Tirana qytet fantazmë pas shtet-rrethimit, rrugët bosh e pa zhurmë

13 Mars 2020, 11:26 Nga DOSJA
PAMJE ME DRON/ Tirana qytet fantazmë pas shtet-rrethimit, rrugët bosh

TIRANË- Tirana prej disa orësh është në shtet-rrethim dhe rrugët e qytetit janë boshatisur. LSA sot ka publikuar disa pamje që rrallë mund t’i shohim. Filmimet me dron tregojnë rrugët e boshatisua, makinat që lëvizin rrallë dhe njerëzit po ashtu.

Pamjet tregojnë rrugët kryesore që në një ditë normale trafiku do ishte i rënduar dhe të populluara me njërëz, por duket se urdhri i qeverisë është dëgjuar dhe tashmë Tirana është një qytet fantazmë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat për koronavirusin ne shqiperi pamje me dron masat për koronavirusin ne shqiperi pamje me dron

Sondazh

Poll