Aktualitet

Detaje të FRIKSHME/ 66-vjeçari i infektuar në Fier u kthye nga Italia në të njëjtin avion me viktimën e Durrësit, iku me

13 Mars 2020, 10:58 Nga DOSJA
Detaje të FRIKSHME/ 66-vjeçari i infektuar në Fier u kthye nga

TIRANEDosja.al zbulon detaje të reja për njërin nga personat e infektuar me COVID-19 në qytetin e Fierit. Burime për Dosja.al sqaruan se ai është një 66-vjeçar nga Fieri, me një histori udhëtimi në Itali. I infektuari është kthyer me avionin e datës 1 mars nga Italia, ku për rastësi, atje ndodhej edhe 73-vjeçarja Q.G, nga Durrësi, që është edhe viktima e parë e koronavirusit në Shqipëri.

 

Por çfarë ka ndodhur?! Pasi ka zbritur nga avioni, ai ka marrë një furgon të linjës Tiranë-Fier në terminalin e Autobusëve ku ndodheshin dhjetëra persona dhe ka shkuar në Fier. Atje, mësohet se ka shkuar edhe në bashkinë e qytetit dhe ka zhvilluar disa takime me zyrtarë atje.

Ditën e mërkurë, 66-vjeçari ka shfaqur temperaturë të lartë dhe ka dyshuar se mund të ketë qenë i prekur nga koronavirusi. Pasi i janë bërë testimet, ai ka rezultuar pozitiv. Ndërkohë që ende nuk dihet, a janë karantinuar të gjithë personat që kanë patur kontakt me këtë person.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe punës. Po ashtu shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll