Aktualitet

Mbyllet dogana e Qafë Botës, s’ka më kalim nga Shqipëria në Greqi deri në mesditë. Do dezinfektohet

13 Mars 2020, 11:20 Nga DOSJA
Mbyllet dogana e Qafë Botës, s’ka më kalim nga

SARANDË-  Dogana e Qafë Botës që lidh Shqipërinë me Greqinë do mbyllet sot për disa orë. Sipas informacioneve mbyllja do jetë e përkohshme deri në mesditë, pasi autoritetet po kryejnë aty dezinfetkimin, kundër koronavirusit.

Ende nuk dihen se urdhri për mbylljen do zgjasë dhe kjo masë bëhet për të parandaluar kalimin e qytetarëve të cilët shkojnë nga Shqipëria në Greqi dhe anasjelltas. 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 masat për koronavirusin ne shqiperi mbyllet dogana e qafebotes masat kunder covid 19 masat për koronavirusin ne shqiperi mbyllet dogana e qafebotes

Sondazh

Poll