Art&Argëtim

“Prej 3 ditësh në izolim me gjyshërit”, Fiori Dardha feston 40-vjetorin e vetme, pa të birin: Kam shmangur kontaktin fiz

13 Mars 2020, 11:02 Nga DOSJA
“Prej 3 ditësh në izolim me gjyshërit”, Fiori Dardha

TIRANË– Moderatorja, Fiori Dardha ka vendosur të festojë 40-vjetorin e saj e vetme, pa praninë e njërëzve të saj më të dashur. Koronavirusi ka mbërritur në Shqipëri, dhe frikja e përhapjes është e madhe. Në këtë periudhë të pazakontë për të gjithë shqiptarët, moderatorja ka vendosur të shmangë çdo kontakt me të birin dhe prindërit e saj, duke i marrë urimet përmes kameras.

 

 

40 vjetor në kohen e Koronavirusit! ? Zgjodha te publikoj kete foto sot, ne diten e lindjes sime, sepse mezi pres ta takoj, ta puth dhe ta perqafoj fort djalin tim! Prej 3 ditesh, bashke me gjysherit, Abeli ka hyre ne izolim dhe une (qe shkoj cdo dite ne pune dhe kontaktoj me dhjetra persona), kam vendosur te shmang cdo lloj kontakti fizik me ta! Jam perpjekur ta qetesoje djalin, duke i shpjeguar me fjale te thjeshta qe keto masa merren per te siguruar shendetin e tij dhe te gjysherve qe ai i do aq fort! Urimet i mora ne telefon dhe “Happy birthday” e kenduar prej Abelit ishte dhurata me e bukur ne kete ditelindje te pazakonte! T’i urojme njeri – tjetrit SHENDET! Ne kohe si keto duhet te ndergjegjesohemi dhe kuptojme se nuk ka asgje me te rendesishem se shendeti! ? #12march #itsmybirthday #fioridardha

A post shared by FIORI DARDHA (@fioridardha) on


“40 vjetor në kohen e Koronavirusit! Zgjodha te publikoj kete foto sot, ne diten e lindjes sime, sepse mezi pres ta takoj, ta puth dhe ta perqafoj fort djalin tim!
Prej 3 ditesh, bashke me gjysherit, Abeli ka hyre ne izolim dhe une (qe shkoj cdo dite ne pune dhe kontaktoj me dhjetra persona), kam vendosur te shmang cdo lloj kontakti fizik me ta!
Jam perpjekur ta qetesoje djalin, duke i shpjeguar me fjale te thjeshta qe keto masa merren per te siguruar shendetin e tij dhe te gjysherve qe ai i do aq fort!
Urimet i mora ne telefon dhe “Happy birthday” e kenduar prej Abelit ishte dhurata me e bukur ne kete ditelindje te pazakonte!
T’i urojme njeri – tjetrit SHENDET!
Ne kohe si keto duhet te ndergjegjesohemi dhe kuptojme se nuk ka asgje me te rendesishem se shendeti!”- shkruan Fiori Dardha në rrjete sociale.

 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

R.L/Dosja.al

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz 40 vjetor ne kohen e koronavirusit fiori dardha koronavirusi ne shqiperi moderatorja 40 vjetor ne kohen e koronavirusit fiori dardha koronavirusi ne shqiperi moderatorja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Mars 2020, 17:17

Nëse Ayn Rand shkruan “Ne, të gjallët” për karakteret dhe dashuritë që diktatura shkatërron në Shën Petërburg, në vitin 1961 në Tiranë, do të nisnin...