Art&Argëtim

U tha se janë në një lidhje, Kejsi Tola flet për herë të parë Flori Mumajesin: Besoj se shumë shpejt… (VD)

12 Mars 2020, 09:16 Nga DOSJA
U tha se janë në një lidhje, Kejsi Tola flet për herë

TIRANË– Këngëtarja e njohur Kejsi Tola teksa ka qenë e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” në Top Channel nga Jonida Shehu ku kanë folur për koncertin lirik që do të mbajë së shpejti, i cili do të jetë me romanca dashurie. Ky do të jetë një koncert ku këngëtarja e njohur do të shfaqet shumë ndryshe nga aktivitetet kulturore që kemi parë deri më tani.

Gjatë emisionit Kejsi ka folur edhe këngën “Më ke mua” që ka kënduar me kantautorin e njohur Flori Mumajesin, bashkëpunim i cili shkaktoi shumë thashetheme se Kejsi dhe Flori janë në një romancë, edhe pse nga ana e tyre deri më tani nuk ka pasur një reagim.

E pyetur nga Jonida Shehu nëse do të kenë një bashkëpunim të ri me Florin, Kejsi është shprehur pozitive duke treguar se shumë shpejt mund të vijnë me një duel.

Jonida Shehu: Pse nuk vazhdoi më gjatë bashkëpunimi me Florin?

Kejsi Tola: Nuk është se s’ka vazhduar. Ndoshta do të vazhdojë shumë shpejt. Thjesht ashtu erdhën rrethanat dhe ashtu ndodhi dhe nuk ka asnjë arsye konkrete.

Jonida Shehu: Njerëzit u çmendën, filluan të mendonin se ju të dy ishit të lidhur aq e bukur ishte kënga aq e afërt edhe daljet tuaja publike.

Kejsi Tola: Unë dua shumë që të shkojmë sërish në studio dhe të bëjmë prap një këngë kaq të bukur sa “Më ke mua” dhe besoj se do ndodhi shumë shpejt. Uroj shumë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz flori mumajesi kejsi tola flori mumajesi kejsi tola

Sondazh

Poll