Art&Argëtim

VIP-at dhe koronavirusi, nga Rugani tek Tom Hanks, njerëzit e famshëm që s’i shpëtuan infektimit (LISTA)

13 Mars 2020, 10:25 Nga DOSJA
VIP-at dhe koronavirusi, nga Rugani tek Tom Hanks, njerëzit e famshëm

Virusi vdekjeprurës Covid-19 ka prekur jo vetëm njerëzit e thjeshtë, por edhe shumë personazhe të njohur në botën e showbiz-it. Mesa duket koronavirusi nuk i kursen as personazhet e njohur, dhe një gjë është e qartë: Sado i privilegjuar të jesh, këtij virusi nuk i shpëton askush.

1.Fituesi i  çmimit Oscar, Tom Hanks ka zbuluar se ai dhe gruaja Rita Wilson kanë rezultuar me test  pozitiv për koronavirusin në Australi, dhe të dy sëbashku janë futur në karantinë.

2.Një zyrtare e lartë humbi jetën nga koronavirusi në Iran. Deputetja konservatore 55-vjeçarja, Fatemeh Rahbar, që ishte zgjedhur së fundmi në parlament nga Teherani, u nda nga jeta për shkak të virusit Covid-19.

3.Sophie Grégoire Trudeau, gruaja e kryeministrit Justin Trudeau ka rezultuar pozitive me koronavirus. Ajo dhe bashkëshorti i saj janë vetë-izoluar në shtëpinë e tyre.

Lajmi u konfirmua gjatë një deklarate për shtyp nga zyra për mediat e Trudeau, të cilët bënë me dije se rezultatet e analizave kishin dalë ditën e sotme dhe se të dy gëzojnë shëndet të plotë.

4.Juventus gjithashtu në një komunikatë për shtyp njoftoi se mbrojtësi i Juves, Daniele Rugani ka rezultuar pozitiv me koronavirus, duke vënë në alarm gjithë klubin. Menjëherë pas lajmit, të gjithë lojtarët e Juventus janë izoluar në karantinë, duke përmendur këtu edhe yllin e futbollit Cristiano Ronaldo që është vetëizoluar në Portugali. Mediat në Itali raportuan se dyshohet që Rugani të jetë infektuar nga lojtarët e Juventus U-23 aty ku aktivizohet sulmuesi shqiptar Giacomo Vrioni.

5.Arsenali ka njoftuar zyrtarisht se trajneri Mikel Arteta është i infektuar me Coronavirus. Ky është mesazhi përfundimtar për drejtuesit e FA-së, që Premier League duhet të pezullohet. Të paktën, nuk duhet të luhen ndeshje me tifozë.

6.Gjithashtu, Rudi Gubert, basketbollist i Utah Jazz, ka dalë pozitiv pas testimit për Covid-19. Të gjithë lojtarët kanë bërë analizat, por vetëm ai rezultoi i infektuar. Konfirmimi për basketbollistin amerikan erdhi pak orë përpara fillimit të ndeshjes kundër Thunders.

7.Fábio Wajngarten, shefi i komunikimit i Presidentit brazilian Jair Bolsonaro, ka rezultuar pozitiv, duke u kthyer në vendlindje me simptoma të ngjashme gripi. Ai takoi gjatë vizitës së tij, edhe presidentin Donald Trump, duke ngjallur dyshime të një infektimi edhe për presidentin amerikan. Megjithatë Ëajngarten është në pritje të rezultateve të një testi të dytë për të konfirmuar 100% diagnozën.

8.Ministri i Brendshëm i Australisë, Peter Dutton është infektuar me koronavirus. Këtë lajm e ka dhënë vetë ministri, pasi ka deklaruar se ka temperaturë, dhimbje të fytit dhe se testi i ka dalë pozitiv.

9.Mes të prekurve me koronavirus është dhe guvernatori i Piemontes, Alberto Cirio, gjendja e të cilit u komunikua nga stafi i tij.

10. Ministrja spanjolle për Barazinë Gjinore, Irene Montero rezultoi pozitive pas testit për koronavirusin.

 

Në rang global janë regjistruar 4638 viktima dhe mbi 126,258 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 827 dhe janë prekur mbi 12 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Greqia shënoi viktimën e parë sot nga koronavirusi, ndërsa në Shqipëri janë 23të infektuar dhe një viktimë.

R.L/Dosja.al

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz covid-19 daniele rugani tom hanks vipat me koronavirus zyrtare te larte covid-19 daniele rugani tom hanks vipat me koronavirus zyrtare te larte

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Mars 2020, 17:17

Nëse Ayn Rand shkruan “Ne, të gjallët” për karakteret dhe dashuritë që diktatura shkatërron në Shën Petërburg, në vitin 1961 në Tiranë, do të nisnin...