Art&Argëtim

Rastësi apo…? Seriali “Simpsons” parashikoi shpërthimin e koronavirusit, koiçidenca që po bëhet e frikshme

12 Mars 2020, 12:58 Nga DOSJA

TIRANË– Shumë njerëz që kanë ndjekur serialin e famshëm Simpsons mendojnë se koronavirusi ishte i parashikuar.

Sipas përllogaritjeve që ata kanë bërë prej episodit të serialit në vitin 1993, pjesë e cila  sjell historinë e një virusi të quajtur Osaka Flu, i cili u përhap pasi banorët porositën lëngje nga Japonia, thuhet se koronavirusi në thelb është paralajmëruar.

Në këtë episod tregohet se lëngjet mbushen në disa kuti në Japoni ndërsa një nga punëtorët shprehet: Ju lutemi mos i tregoni mbikëqyrësit që kam grip. Ai më pas kollitet në kuti, dhe e dërgon virusin në SHBA.

Ky grip i quajtur Osaka që ka infektuar të gjithë qytetin ka një sërë ngjashmërish me koronavirusin, i cili gjunjëzoi Kinën dhe ka prekur mbi  100 vende të tjera në glob.

Kujtojmë që ky serial i vitit 1989 deri më sot ka bërë disa parashikime të jashtëzakonshme, ndër to edhe fitoren e Presidentit amerikan, Donald Trump.

Në rang global janë regjistruar 4638 viktima dhe mbi 126,258 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 827 dhe janë prekur mbi 12 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Greqia shënoi viktimën e parë sot nga koronavirusi, ndërsa në Shqipëri janë 23 të infektuar dhe një viktimë.

Burimi: krforadio.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete koronavirusi ne bote simpsons koronavirusi ne bote simpsons

Sondazh

Poll