Art&Argëtim

“Nga Kina e Mao Ce Dunit, na ka ardh virusi i fundit,”/ Dy vëllezërit i këndojnë me çifteli koronavirusit, i ‘zbu

13 Mars 2020, 09:28 Nga DOSJA
“Nga Kina e Mao Ce Dunit, na ka ardh virusi i fundit,”/ Dy

TIRANË– Dy vëllezërit Lleshi kanë goditur me një këngë humoristike në kohën që gjithë Shqipëria është në ‘shtetrrethim’ për shkak të koronavirusit. Ata kanë publikuar një këngë satirike, e cila përmbledh origjinën e koronavirusit, apelin e kryeministrit Edi Rama ndaj qytetarëve dhe abuzimin me çmimet që farmacitë kanë bërë se fundmi me maskat dhe produktet e dezinfektimit.

Më humor ata tregojnë se 3 janë përbërësit e vaksinës që mund të vrasë koronavirusin: hudhra, spec e raki fshati, aq mjafton dhe virusi ikën ‘në pikë të vrapit’.

 

Teksti i këngës

Nga Kina e Mao Ce Dunit

na ka ardh virusi i fundit

Në ekran doli i gjati

thotë  ‘o popull bonu gati’

Na ka ardh virus korona

s’po na len në hallet tona

Merrni vesh ç’a ju them unë

lani duart me sapun

Mos me ç’u dorën kur s’duhet

Mos me kruajt as kur të kruhet

Sa ka ardh virus korona

Dasëm bojnë farmacitë

Rrisin çmimet për 1 dedik

Maska gjen vetëm me mik

Analistë e gazetar

ne ekran tash të parë

Dje një plak ka ndërrue jetë

Sa i pat mush  98

Në për studio ia nisin vajit

Krej virusit ia lanë fajin

Jemi popull me traditë

Nuk e njohim fjalën frikë

Kemi zemrat prej çelikut

Kala buzë Adriatikut

Dhe kësaj herë si gjithmonë

Na kët luftë do ta fitojmë

Për mjekësi të parët jemi

dhe vaksinën gati e kemi

Hudhra, spec e raki fshati

Ik virusi në pikë të vrapit

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 23 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe punës. Po ashtu shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndalaur dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale koronavirusi ne shqiperi vëllezërit lleshi koronavirusi ne shqiperi vëllezërit lleshi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Mars 2020, 17:17

Nëse Ayn Rand shkruan “Ne, të gjallët” për karakteret dhe dashuritë që diktatura shkatërron në Shën Petërburg, në vitin 1961 në Tiranë, do të nisnin...