Art&Argëtim

I dashuri i Ana Likës izolohet në karantinë! Futbollisti shqiptar në rrezik pas ndeshjes me Sampdorian

13 Mars 2020, 09:33 Nga DOSJA
I dashuri i Ana Likës izolohet në karantinë! Futbollisti shqiptar

Futbollisti me origjinë nga Kosova, Amir Rrahmani është vetëizoluar në karantinë, pasi rrezikoi të kishte kontakt me një futbollist të prekur me koronavirus. Manolo Gabbiadini ka rezultuar pozitiv pas me virusin vdekjeprurës, duke vënë në rrezik të gjithë lojtarët e tjerë. Lojtari i Sampdorias e ka bërë vetë me dije lajmin.

Por, vetëm katër ditë më parë, ekipi i Sampodorian ka luajtur një ndeshje me Veronën, ku të pranishëm ishin dhe dy lojtarët shqiptarë, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani.

Pas kësaj ngjarjeje, Verona ka vendosur të dërgojë në karantinë futbollistët, mes tyre dhe i dashuri i aktores shqiptare, Ana Likës. Vetë Amir Rrahmani ka postuar në rrjete sociale një foto, teksa tregon që po shikon një ndeshje nga shtëpia, dhe shpreh mungesën e zhurmave në publik.

Pak ditë më parë u zbulua romanca e futbollistit me origjinë nga Kosova, me aktoren shqiptare, Ana Lika. Ishin rrjetet sociale ata që nxorrën në pah, udhëtimin e tyre romantik në Paris, ku u fotografuan në të njëjtin vend.

 

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktorja amir rrahmani ana lika futbollisti shqiptar koronavirusi aktorja amir rrahmani ana lika futbollisti shqiptar koronavirusi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Mars 2020, 17:17

Nëse Ayn Rand shkruan “Ne, të gjallët” për karakteret dhe dashuritë që diktatura shkatërron në Shën Petërburg, në vitin 1961 në Tiranë, do të nisnin...