Ekonomi

Manastirliu publikon mesazhin optimist të mjekes Najada Çomo: Do t’ia dalim, kemi profesionistë të shkëlqyer

13 Mars 2020, 08:11 Nga DOSJA
Manastirliu publikon mesazhin optimist të mjekes Najada Çomo: Do

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u është drejtuar shqiptarëve sot me një mesazh optimist se nëse janë të gjithë bashkë do ia dalin në luftën kundër COID-19. Manastirliu ka shpërndarë në Facebook, mesazhin e shefes së Infektivit, Najada Çomos, e cila u bënë apel qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

A do t’ia dalim? Po. Ne po bëjmë gjithcka për të shërbyer në këtë pandemi globale. Do t’ia dalim sepse kemi profesionistë të shkëlqyer që kanë sakrifikuar në shumë epidemi. Ju lutem, mos cënoni punën dhe aftësitë e Shërbimit Infektiv ndër vite. Pacienti është i pari. Ne me të. Vetëm së bashku do të mund t’ia dalim”, shprehet Naida Çomo.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 23 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe punës. Po ashtu shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndalaur dhe lëvizja e makinave private.  E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi najada çomo ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi najada çomo ogerta manastirliu

Sondazh

Poll