Ekonomi

A do zhduket koronavirusi? SHMU: Nesër rriten sërish temperaturat, do ketë mot të kthjellët

10 Mars 2020, 12:24 Nga DOSJA
A do zhduket koronavirusi? SHMU: Nesër rriten sërish temperaturat, do

TIRANË- Dita e sotme po shoqërohet me kthjellime dhe vranësira, por nesër pritet një përimirësim dhe rritje e temperaturave të ajrit. Sipas një njoftimi nga Shërbimi Metreologjik Ushtarak, mësohet se temperaturat e mëngjesit parashikohen në vlerat nga 1ºC në zonat malore deri në 5ºC në ato të ulëta dhe ato bregdetare.

Ndërkohë në vlerat e mesditës parashikohet rritje me nga 15ºC në relievet malore deri në 21ºC në ato të ulëta dhe ato bregdetare”, shtohet më tej.  Rritja e temperaturave është një shenjë e mirë dhe për largimin e koronavirusit pasi sipas mjekëve COVID-19 shpërbehet nga dielli.

NJOFTIMI I PLOTË

Tashmë gradualisht kushtet e qëndrueshme atmosferike po ndikojnë në vendin tonë ndërsa dita sot ka nisur kryesisht me kthjellime dhe vranësira mesatare lokalisht të dendura në relievet malore. Gradualisht deri në fund të kësaj dite pritet mot i kthjellët ndërsa vranësirat do të mbeten prezente përgjatë relieveve malore.

Për ditën e nesërme pritet një përmirësim i mëtejshëm i kushteve atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësira e pakta kalimtare në orët e mesditës deri ato të pasdites. Temperaturat e mëngjesit parashikohen në vlerat nga 1ºC në zonat malore deri në 5ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare. Ndërkohë në vlerat e mesditës parashikohet rritje me nga 15ºC në relievet malore deri në 21ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 10 dhe numri i ekzaminimeve në 114. Prej të dielës kur u zbuluan dhe 2 rastet e para, të infektuarit janë shtuar nga 4 për çdo 24 orë. Qeveria dhe Ministritë kanë marrë masa për përhapjen e koronavisusit, duke mbyllur çerdhet, shkollat, universitetet dhe konviktet. Po ashtu janë anuluar dhe të gjitha udhëtimet drejt Italisë si hyrëse dhe dalëse. Autoritetet apelojnë që qytetarët të zbatojnë këshillat e mjekëve dhe të shmangin daljet e panevojshme. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi rriten temperaturat shmu koronavirusi ne shqiperi rriten temperaturat shmu

Sondazh

Poll

Ekonomi 9 Mars 2020, 15:20

TIRANË- Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në Neës24, u trajtua historia e trishtë e 21-vjeçarit nga Korça,...