Ekonomi

Mjeku pneumolog jep alarmin: Nëse s’respektojmë masat, do kemi pasoja më të rënda se Italia

12 Mars 2020, 07:32 Nga DOSJA
Mjeku pneumolog jep alarmin: Nëse s’respektojmë masat, do kemi

TIRANË– Mjeku pneumolog, Arjan Mezini, që punon në Spitalin Shefqet Ndroqi i ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin masa kundër koronavirusit, pasi nëse nuk respketohen udhëzimet e autorieteve pasojat do jenë të mëdha. I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, Mezini u shpreh se nëse qytetarët shqiptarë vijojnë të mos respektojnë këshillat do të kjemi një kolaps më të madh se Italia.

Patjetër është shumë i rrezikshëm e nuk duhet të jemi mendjelehtë e të bëjmë të njëjtin gabim që bëri Italia. Nuk duhet të jemi kaq mendjelehtë se mendjelehtësia merr jetë njerëzish. Unë do them skenarin më të frikshëm, shpresoj mos ndodh. Skenari i Italisë se rastisi në një vend të pazhvilluar, por po kolapsin. Dhe nga kolapsimi nuk po vjen nga se nuk po iu ofrohet shërbimi mjekësor, por nga siellja e papërgjegjshme, vazhduan jetën e tyre të zakonshme sikur nuk kishte epidemi”, u shpreh doktori.

Më tej Mezini tha se Italia tashmë është në kolaps dhe nuk po marrin mjekim të gjithë, pasi spitalet nuk kanë kapacitete. “Skenari ynë, patjetër nëse do të vazhdojmë me këtë sillemi, jemi në një moment që ta kemi totalisht në dorë ta kontrollojmë, dhe kjo varte nga ne. Unë po jap shembullin persona, prindërit e mi i kam njëri 80 vjeç e tjetri 89, i kam izoluar në shtëpi. Deri më tani kemi 15 raste, por po vazhduam të sillemi kështu, ky numër do ndryshoi në mënyrë progresive kur në nuk do e kontrollojmë dot. Po u them qytetarëve, ne nuk kemi sistemin shëndetësor italian, tek ne do të ketë një kolaps edhe më të tmershëm. Dhe unë nuk dua që si mjek të arrijmë një vdekshmëri 30%”, shtoi më tej ai.

COVID-19 në Shqipëri ka infektuar 15 persona, ku një prej tyre ka gjetur vdekjen. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje viktimën e parë, që ishte pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 13 pacientë, ndërkohë që hara e të prekurve është zgjeruar dhe në Lushnje. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale, por të izolohen në banesat e tyre për 14 ditë. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Po ashtu është pezulluar dhe transporti publik në Tiranë e Durrës, janë shtuar fondet për përballimin e situatës dhe janë marrë një sërë vendimesh.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale arjan mezini masat për koronavirusin ne shqiperi mjeku pneumolog arjan mezini masat për koronavirusin ne shqiperi mjeku pneumolog

Sondazh

Poll

Ekonomi 9 Mars 2020, 15:20

TIRANË- Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në Neës24, u trajtua historia e trishtë e 21-vjeçarit nga Korça,...