Ekonomi

Zbardhet urdhri i plotë i Manastirliut për masat kundër COVID-19: Kufizimet deri në 3 prill

11 Mars 2020, 11:14 Nga DOSJA

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka firmosur sot një urdhër të ri ku janë të gjitha masat shtrënguese për të mos përhapur virusin vdekjeprurës COVID-19. Në urdhrin e firmosur nga Manastirliu, bëhet me dije se do mbylljen deri në 3 prill të gjitha ambientet e mbyllur, të dedikuara për fëmijë dhe të rritur.

Po ashtu do anulohen të gjitha eksursionet e shkollave, procedurat e konkursit për punësim personeli, konkurse shkollimi dhe specializimi. Ndërkohë mësohet se të gjithë zyrat shtetërore duhet të shfryëzojnë maksimalisht shërbimet online të E-Albania.

PJESË NGA URDHRI

2- Ndalimin deri në datë 03/04/2020 të:

3- Gjatë ditës, aktivitetet e bareve, restoranteve, lokaleve të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën prej së paku dy metrash ndërmjet tavolinave në vendet ulur, dhë në çdo rast të garantojnë distancën prej së paku një metër të njeriut nga njeriu.

4- Institucionet publike dhe private, të hartojnë sipas fushës së përgjegjësisë së tyre brenda datës 11.03.2020 një plan masash për sigurimin e ofrimit të shërbimeve prioritare, duke prioritizuar kategoritë e shërbimit kryesisht nëpërmjet ofrimit të shërbimit online, punës në distancë, dhe vetëm në raste të domosdoshme të ofrojnë shërbimin ndërmjet kontaktit fizik. Për shërbimet për të cilat nevojitet kontakti i drejtpërdrejtë me publikun institucionet duhet të pajisin personelin me mjete pune mbrojtëse me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre.

5- Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritjeje për publikun në sportel të marrin masa për të shfrytëzuar maksimalisht shërbimet online dhe platformën e-albania.

6- Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimimësinë e shërbimti dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e publikut në sportele apo ambiente të tjera të brendshme.

7- Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me rrezikepidemiologjik të identifikuara të tilla prej Organizatës Botërore të Shëndetësise, të plotësojnë skedën e udhëtarit në pikat hyrëse kufitare dhe të vetëkarantinohen detyrimisht për një periudhë 14 ditore nga data e hyrjes në kufi.


Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 12. Deri tani gjithësej janë 10 pacientë në Tiranë dhe janë infektuar nga rasti ‘0’, një është në Durrës në gjendje të rëndë dhe një tjetër në Lushnje me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi ogerta manastirliu urdhri i ministres se shendetesise koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi ogerta manastirliu urdhri i ministres se shendetesise

Sondazh

Poll

Ekonomi 9 Mars 2020, 15:20

TIRANË- Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në Neës24, u trajtua historia e trishtë e 21-vjeçarit nga Korça,...