Ekonomi

Banka Qendrore Europiane publikon paketën për blerjen e bonove: Do ketë kredi të lira për bankat

12 Mars 2020, 14:41 Nga DOSJA
Banka Qendrore Europiane publikon paketën për blerjen e bonove: Do

TIRANË- Banka Qendrore Europiane shpalli sot, një paketë të gjerë masash për blerjen e bonove dhe kredi të lira me qëllim mitigimin e shock-ut ekonomik si pasojë e koronavirisit. Në një lëvizje surprizë, BQE nuk e uli normën e interest, një lëvizje që pritej nga investitorët pasi bankat kryesore përfshirë dhe Federal Reserve dhe Banka e Anglisë deklaruan ulje të mëdha në normën e interest në ditët e fundit.

Ndëkrohë që BQE u shpreh se do të mundësojë kredi të lira për bankat, në një normë interesi -0,75% dhe do të ndalojë përkohësisht blerjen e boneve nën 2.6 trilion euro nga programii blerjes së bonove. Program, që tani ka një vlerë prej 20 miliardë euro në muaj, do të rritet me një vlerë totale 120 miliardë euro deri në fund të vitit, u shpreh ECB.

Në Shqipëri Banka Qendrore reagoi pozitivisht në lidhje me ofertat që kryetari opozitës Basha ofroi në daljen e djeshme. Ndërkohë që qeveritë e vendeve të Europës kanë nisur të marrin masat ekonomike dhe fiskale në buxhet në ndihmë të ekonomisë. Qeveria shqiptare në përgjigje të ofertës së djeshme të zotit Basha ende nuk ka dalë me një plan konkret.

Vendi pritet të pësojë një rënie ekonomike që do t’I shtohet rënies ekonomike si pasojë e deficencës strukturore të ekonomisë shqiptare këto vite. Ndërkohë që qytetet kryesore të Shqipërisë janë në karantinë, bizneset po mbyllen dhe qytetarët nuk po shkojnë në punë.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi banka qendrore evropiane bonot e bankave kredi te lira banka qendrore evropiane bonot e bankave kredi te lira

Sondazh

Poll

Ekonomi 9 Mars 2020, 15:20

TIRANË- Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në Neës24, u trajtua historia e trishtë e 21-vjeçarit nga Korça,...