Ekonomi

COVID-19, zv. ministrja e Shëndetësisë: Kufizimet deri në 3 prill, spitalet janë gati për të përballuar fluks edhe më t

11 Mars 2020, 10:28 Nga DOSJA
COVID-19, zv. ministrja e Shëndetësisë: Kufizimet deri në 3

TIRANË- Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka përsëritur edhe njëherë sot masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri. Në një reagim për mediat, Rakacolli ka bërë me dije se deri në 3 prill do vijojnë kufizimet dhe  kontrollet për të gjithë pacientët e dyshuar.

Zëvendës ministrja u shpreh se spitalet kanë aparatura oksigjenimi dhe janë të mjaftueshme për të përballuar dhe flukse më të mëdha me pacientë të infektuar.

PJESË NGA DEKLARATA

Ndalohen aktivitetet sportive, kulturore, konferenca, koncerte, tubime dhe dëgjesa publike deri me datë 3 Prill.

-Mbyllen diskot, lokale nate, ambiente për argëtim, si qendra sociale, palestra, pishina deri më 3 Prill.

-Restorantet, baret të ofrojnë shërbime për qytetarët duke respektuar distancën prej së paku 1 metër qytetarët nga njëri-tjetri.

-Pezullohen të gjitha proceduart për konkurset për procedurat për punësim.

-Mbyllen çerdhet dhe institucionet arsimore deri më 23 Mars.

-Ndalohet grumbullimi i pacientëve, shoqëruesve dhe familjarëve në qendra shëndetësore/ spitale ku bëhen vizita ambulatore.

-Kufizohet lëvizja e udhëtarëve me mjetet e transportit publik qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas për periudhën deri në 3 prill 2020.

-Ndalohen lëvizjet e udhëtarëve me mjetet e transportit ajror dhe detar drejt Italisë.

Mungesa e maskave dhe aparatëve respiratorë?

Maska oksigjeni ka me miliona. Aparatura oksigjenimi ka në çdo spital. Janë totalisht të mjaftueshme. I kemi marrë masat, se duke e ditur që në fillim si zhvillohet sëmundja kemi qenë të ndërgjegjshëm, që problemi do të ishte me sigurimin e respiratorëve. Kemi parë sa kemi në total dhe jemi në rregull. Kemi edhe 400 milionë lekë në dispozicion për këtë çështje.

Kontrollet po vijojnë. Do lenë numrat e kontaktit dhe do të vetë-karantizohen me detyrim. Shqiptarët s’duan t’ja dinë, kur nuk po binden këtu.

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 12. Deri tani gjithësej janë 10 pacientë në Tiranë dhe janë infektuar nga rasti ‘0’, një është në Durrës në gjendje të rëndë dhe një tjetër në Lushnje me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi mira rakacolli koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi mira rakacolli

Sondazh

Poll

Ekonomi 9 Mars 2020, 15:20

TIRANË- Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në Neës24, u trajtua historia e trishtë e 21-vjeçarit nga Korça,...