Ekonomi

Koronavirusi mbyll konviktet deri në 3 prill, studentët rikthehen në rrethet nga vijnë, zbrazet Tirana

10 Mars 2020, 11:05 Nga DOSJA
Koronavirusi mbyll konviktet deri në 3 prill, studentët rikthehen

TIRANË- Bashkë me kopshtet, shkollat, universitet dhe konviktet janë mbyllur nga frika e përhapjes së koronavirusit. Pas urdhrit të bërë publik nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sot administrata e konvikteve ka nisur zbrazjen e tyre.

Ka lindur nevoja që të shpjegoj një rregull që vlen si për shkollat, kopshtet e çerdhet, po ashtu edhe për konviktet. U kërkoj drejtoreshave të konvikteve që të komunikojnë se konviktet nuk do të funksionojnë. Pra, do të aplikojnë udhëzimin e qeverisë dhe urdhrin e Bashkisë së Tiranës për t’i mbyllur deri në datën 3 prill”, deklaroi Veliaj ditën e djeshme. Sot studetnët kanë treguar për Dosja.al, se ata tashmë kanë lënë dhomat e konvikteve dhe janë nisur drejt shtëpive të tyre në rrethe.

Shkon në 6 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Fillimisht rezultuan të infektuar dy persona, babë e bir, përkatësisht 54 dhe 28-vjeç. Ministria e Shëndetësisë njoftoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se analizat e 3 familjarëve të tyre rezultuan pozitive. Po kështu, sipas ministrisë është i infektuar edhe një 31-vjeçar, i cili kishte shkuar në Milano. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi mbyllen konviktet koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi mbyllen konviktet

Sondazh

Poll

Ekonomi 9 Mars 2020, 15:20

TIRANË- Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në Neës24, u trajtua historia e trishtë e 21-vjeçarit nga Korça,...