Aktualitet

Shkoi me shenja gripi në spital, vdes e moshuara në Kurbin. Dyshohet e prekur nga COVID-19

12 Mars 2020, 13:34 Nga DOSJA
Shkoi me shenja gripi në spital, vdes e moshuara në Kurbin. Dyshohet e

KURBIN- Një grua e moshuar, në moshën 72-vjeçare ka gjetur vdekjen mbrëmjen e kaluar në Qendrën Shëndetësore të Mamurrasit. Sipas informacioneve mësohet se e moshuara nga Mamurrasi ishte paraqitur pranë mjekëve në gjendje të rënduar shëndetësore me shenja të gripi.

Mjekët kanë bërë vizitën dhe kontrollet përkatëse, por nuk kanë mundur ta mbajnë dot në jetë. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se e moshuara ka vdekur teksa po i bëheshin kontrollet.

Doktorët dyshojnë se mund të ketë qenë e infektuar nga virusi COVID-19, por për këtë gjë pritet përgjigja e analizave. Nga ana tjetër të afërmit dhe viktimës dhe personeli mjekësor janë të shqetësuar dhe mësohet se i janë nënshtruar analizave për të parë nëse janë prekur nga virusi apo jo.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet e moshuara vdes nga gripi spitali kurbin vdes e moshuara e moshuara vdes nga gripi spitali kurbin vdes e moshuara

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Mars 2020, 13:21

TIRANË- Kreu i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreti Cukali i është përgjigjur zëvendës Kryeministrit, Erion Braçe, i cili e akuzoi për shpifje. Në...