Aktualitet

Me maskë dhe doreza, Ardi Veliu sqaron qytetarët: Personat që duhet të udhëtojnë nga Rinasi të informojnë sallën operat

12 Mars 2020, 12:20 Nga DOSJA
Me maskë dhe doreza, Ardi Veliu sqaron qytetarët: Personat që

Tiranë- Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka sqaruar qytetarët se që nga nesër në orën 06:00 do të lejohen të qarkullojnë në Tiranë ambulancat, mjetet e mediave, mjetet që tranportojnë medikamete dhe ato që tranportojnë mallra. Ndërsa për personat që duhet të udhëtojnë nga Rinasi,  ai tha se duhet të raportojnë paraprakisht në sallat operative, për orën e udhëtimit dhe biletën.

“Do të lejojmë të qarkullojnë ambulanca, mjetet që tranportojnë mallra për konsum, ato të shërbejnë për tranportin e medikamevete dhe mjetet e medive që janë të loguara, çdo punonjës i mediave do të jetë i pajisur me bage përkatës. Në lidhje me të gjithaë qytetarët të cilët do të përdorin Rinasit duhet të konfirmojnë sallën operative, 112 ose 129 për orarin e udhëtimit si dhe kohën e lëvizjes, nëse nuk do të jenë bërë këto njoftime paraprakisht në sallat operative, udhëtari do të lejohet të lëvizë në asnjë aks rrugor dhe do të ndërshkohet”, u shpreh Ardi Veliu.

Pak më herët kryeministri Edi Rama publikoi rregulla të reja për situatën e koronavirusit në vendin tonë. Në rregullat e reja thuhet se që nga nesër në orën 06:00 do të mbyllet qarkullimi me makina private, dhe transporti publik, në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë.

COVID-19 në Shqipëri ka infektuar 23 persona, ku një prej tyre ka gjetur vdekjen. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje viktimën e parë, që ishte pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 16 pacientë, ndërkohë që harta e të prekurve është zgjeruar dhe në Lushnje, Elbasan dhe Rrogozhinë. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale, por të izolohen në banesat e tyre për 14 ditë. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu koronavirusi ne shqiperi ardi veliu koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll