Aktualitet

‘Nesër administrata pushim’, masat e RREPTA të qeverisë: Kush është në punë do akreditojë makinën, nëse hipni fami

12 Mars 2020, 11:59 Nga DOSJA
‘Nesër administrata pushim’, masat e RREPTA të

TIRANE- Kryeministri Edi Rama njofton se nga nesër e gjithë administrata shtetërore do të jetë pushim. Kreu i qeverisë, bën me dije se ata që punojnë në aeroporte dhe institucione të tjera shtetërore, dhe e kanë të pamundur lëvizjen në këmbë, duhet të akreditohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, asnjë familjarë apo person që s’ka lidhje me punën nuk duhet të hipë në këtë automjet dhe punonjësi i shtetit do të ndëshkohet rëndë

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

? NESËR ADMINISTRATA SHTETËRORE DO TË JETË PUSHIM

? PËR KRYERJEN E DETYRËS NË SHËRBIMET SHTETËRORE OSE PUBLIKE BRENDA PERIMETRIT TR-DR, GJATË PERIUDHËS SË “SHTET-RRETHIMIT” TË FUNDJAVËS, PUNONJËSIT E AERPORTIT APO TË INSTITUCIONEVE TË TJERA SHTETËRORE QË KRYEJNË FUNKSIONE TË DOMOSDOSHME DHE E KANË TË PAMUNDUR LËVIZJEN NË KËMBË, DUHET TË AKREDITOHEN PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT, EMËR PËR EMËR

 

? MARRJA NË AUTOMJETIN E PUNËS E PERSONAVE TË FAMILJES APO PERSONAVE TË TJERË QË S’KANË LIDHJE ME DETYRËN SHTETËRORE ËSHTË RREPTËSISHT E NDALUAR DHE DO TË NDËSHKOHET ME SANKSIONE TË RËNDA

? PËR VAJTJE – ARDHJET NGA AEROPORTI DREJTUESI I AUTOMJETIT DUHET T’I TREGOJË POST-BLLOKUT, BILETAT E FLUTURIMIT TË PERSONAVE QË DO TË LARGOHEN APO FOTON E BILETAVE TË PERSONAVE QË DO TË MBËRRIJNË

? FRIKË ASPAK, KUJDES PO! SHUMË FARE!

Këto masa u bënë publike nga kryeministri Edi Rama, i cili sqaroi se nga nesër, do të ndalohet lëvizja me makina private, urbane dhe autobuza në 8 qytete të Shqipërisë. Masat e reja të vendosura nga qeveria, e kthejnë Shqipërinë e Mesme dhe rajonin Verior në një zonë në “shtet-rrethim”, ku të vetmet mjete që do të lejohen do të jenë ato shtetërore, autoambulancat, makinat e bizneseve dhe farmacive, përfshirë ato që transportojnë mallra, makinat e mediave, të gjithë ata që punojnë në administratën shtetërore. I vetmi rregull, sipas njoftimeve që u botuan këtë të enjte në faqen e kryeministrit Edi Rama në Facebook është akreditimi. Këto masa, vijnë pas rëndimit të bilancit me Covid-19 në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll