Aktualitet

“‘S’kemi emergjencë për patenta”, Rama i ashpër edhe me shoferët: Pezullohen të gjitha shërbimet e Transporteve, s

12 Mars 2020, 12:07 Nga DOSJA
“‘S’kemi emergjencë për patenta”, Rama i

TIRANE- Kryeministri Edi Rama përsërit sërish njoftimin se mbyllen puna e patentave, kolaudimi i makinave, ndryshimi i pronësisë dhe të tjera shërbime që kryhen nga DPTRRSH. Kryeministri thotë se nuk ka emergjencë për këto shërbimi dhe se kur puna të rinisë atëherë do të rregullohen edhe afatet.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

? DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TRANSPORTIT RRUGOR SHQIPTAR DO TË MBYLLË SHËRBIMET E SAJ NË TË GJITHË SHQIPËRINË DERI NË NJË URDHËR TË DYTË

? NUK JEMI NË EMERGJENCË AS PËR PATENTA TË REJA, AS PËR KOLAUDIM MAKINASH, AS PËR NDRYSHIME TË PRONËSISË SË AUTOMJETEVE, PPO PËR TË MBROJTUR VETEN, NJËRI-TJETRIN DHE SHQIPËRINË NGA ARMIKU I PADUKSHËM QË NA VJEN TË GJITHËVE RROTULL, DUKE KËRKUAR PENGJE NË FAMILJET TONA

 

? TË GJITHA AFATET E PROCESEVE TË LIDHURA ME DPTRRSH PEZULLOJEN DHE NUMËRIMI I DITËVE TË SKADENCËS SË TYRE DO TË RINISË NË DITËN E RIHAPJES SË SHËRBIMIT

? FRIKË ASPAK, KUJDES PO! SHUMË FARE!

? NDJESË 1000 HERË PO KJO ËSHTË LUFTË DHE NUK FITOHET NDRYSHE?.

Këto masa u bënë publike nga kryeministri Edi Rama, i cili sqaroi se nga nesër, do të ndalohet lëvizja me makina private, urbane dhe autobuza në 8 qytete të Shqipërisë. Masat e reja të vendosura nga qeveria, e kthejnë Shqipërinë e Mesme dhe rajonin Verior në një zonë në “shtet-rrethim”, ku të vetmet mjete që do të lejohen do të jenë ato shtetërore, autoambulancat, makinat e bizneseve dhe farmacive, përfshirë ato që transportojnë mallra, makinat e mediave, të gjithë ata që punojnë në administratën shtetërore. I vetmi rregull, sipas njoftimeve që u botuan këtë të enjte në faqen e kryeministrit Edi Rama në Facebook është akreditimi. Këto masa, vijnë pas rëndimit të bilancit me Covid-19 në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi pezullohen patentat plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi pezullohen patentat plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll