Aktualitet

SHËNIM: Qytetarët po ndihmojnë përhapjen e koronavirusit, nuk respektojnë distancën e sigurisë nga njëri-tjetri

12 Mars 2020, 12:24 Nga DOSJA
SHËNIM: Qytetarët po ndihmojnë përhapjen e koronavirusit,

TIRANË- Dosja.al prej ditës së parë të zyrtarizimit tw personit tw parw me koronavirus në Shqipëri, ka informuar publikun për masat që duhen marrë për t’u ruajtur sa më shumë, por dhe për masat që ka marrë qeveria. Çdo ditë kemi publikuar protokollet e reja nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si dhe videon informuese nga autoritetet përgjegjëse për luftimin e koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik.

Por duket se gjithë ai informacion që i është servisur publikut nuk është dëgjuar nga të gjithë qytetarët. Prej ditësh kemi bërë një vëzhgim në rrugët e Tiranës, në supermarkete, farmcai, furra buke e në çdo ambient tjetër që ka grumbuj njerëzish.

Rezultati i njëjtë. Të paktë janë ata që respektojnë distancën e sigurisë prëj 1.5 deri në 2 metër të caktuar nga autoritetet. Ende vijon jeta normalisht për shumë qytetarë, të cilët qëndrojnë ngjitur në semafor dhe akoma më ngjitur në supermarkete dhe ambiente tjera të mbyllura.

Prandaj qytetarë, respektoni distancën që është vendosur nga OBSH dhe qeveria, mbroni veten tuaj dhe të tjerët.

Nuk duhet të rrini afër me njëri-tjetrin në supermarkete, furrat e bukës, farmaci, kioska, semaforë e kur ecni në rrugë, në vendet e punës, duke pritur radhën në banka, tëk OSHE, UKT, Postë etj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet distanca e sigurise masat për koronavirusin ne shqiperi vezhgimi i dosja.al distanca e sigurise masat për koronavirusin ne shqiperi vezhgimi i dosja.al

Sondazh

Poll