Aktualitet

Çfarë do të ndodhë me bizneset që transportojnë mallra?! Udhëzimi i prerë i qeverisë: Akreditim dhe puna vazhdon!

12 Mars 2020, 11:52 Nga DOSJA
Çfarë do të ndodhë me bizneset që transportojnë

TIRANE- Kryeministri Edi Rama njoftoi sot shtrëngimin e masave për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Fier dhe Vlorë. Shefi i qeverisë bëri me dije se do të ndalohet qarkullimi i makinave dhe se nga nesër të vetmet mjete që do të lejohen të qarkullojnë janë vetëm automjetet shtetërore, autoambulancat dhe mjetet që transportojnë mallra.

Nga urdhëri, përjashtohen vetëm mediat, të cilat sipas kreut të qeverisë, për të kryer shërbimin gjatë shtetrrethimit, duhet të akreditojnë makinat pranë Policisë së Shtetit. Por çfarë do të ndodhë me bizneset, të cilat me të drejtë janë të shqetësuara për situatën e krijuar?

Atëherë, siç mund të lexohet edhe qartë në udhëzimin e qeverisë, të gjitha sipërmarrjet që kryejnë shërbime transporti mallrash apo furnizime, duhet të akreditojnë makinat e punonjësve, emër për emër, në Polici.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Këto masa u bënë publike nga kryeministri Edi Rama, i cili sqaroi se nga nesër, do të ndalohet lëvizja me makina private, urbane dhe autobuza në 8 qytete të Shqipërisë. Masat e reja të vendosura nga qeveria, e kthejnë Shqipërinë e Mesme dhe rajonin Verior në një zonë në “shtet-rrethim”, ku të vetmet mjete që do të lejohen do të jenë ato shtetërore, autoambulancat, makinat e bizneseve dhe farmacive, përfshirë ato që transportojnë mallra, makinat e mediave, të gjithë ata që punojnë në administratën shtetërore. I vetmi rregull, sipas njoftimeve që u botuan këtë të enjte në faqen e kryeministrit Edi Rama në Facebook është akreditimi. Këto masa, vijnë pas rëndimit të bilancit me Covid-19 në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll